Grushte e shkelma ndaj Albert Pashajt/ Pamjet e plota nga konflikti i djeshëm, çfarë ndodhi mes dy pronarëve të hoteleve në Ksamil (VIDEO)

20 July 2025, 10:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grushte e shkelma ndaj Albert Pashajt/ Pamjet e plota nga konflikti i
Agim Taraj

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Ksamilit.

Saranda web ka publikuar pamje të tjera nga konflikti, ku duket se shtetasi Albert Pashaj është pritur nga tre persona të cilët më pas e kanë dhunuar.

Pasi bëjnë një debat të shkurtër, njëri prej tyre e godet Pashjan me grusht në nofull, ndërsa një tjetër e godet me sende të forta.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të pushuesve, të cilët kanë parë skenën e rëndë të rrahjes brutale me grushte e shkelma.

Pas ngjarjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi i autorit shtetasit Agim Taraj dhe dy personave të tjerë, ndërkohë që është proceduar edhe një person i katërt, për shkak të moshës së tij, 17 vjeç.

I lënduari Albert Pashaj është pronar i “Euro Hotel Ksamil”, ndërsa autori i dyshuar i dhunës Agim Taraj është pronar i “Sunset Restorant Ksamil”.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shkaku kryesor i mosmarrëveshjes lidhet me kontrollin e hapësirës së plazhit përpara hotelit të Pashajt, ku edhe ndodhi incidenti.

Përplasja fizike e ndodhur në Ksamil duket se nuk ka qenë një rast i veçuar, pasi ka pasur një tjetër përplasje mes të njëjtave palë, e cila ka ndodhur rreth një muaj më parë.

Mësohet se përplasja ka pasur motive pronësie dhe menaxhimi të territorit të vijës bregdetare, një problematikë që kohët e fundit është përshkallëzuar në zonat turistike të Jugut.


Video