Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës.
Kanqë qenë dy persona që kanë marë pjesë në grabitje, ndërsa njëri prej tyre, i armatosur me kallashnikov ka hyrë në ambientet e një marketi dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.
Burime për Top Neës bëjnë me dije se marketi i grabitur rreth orës 18.40 në zonën e Qerretit në Kavajë, ështe “Maxi Market Myftiu”, marketi më i madh në zonën e Kavajës që ndodhet në rrugën dytësore që lidh qytetin me zonën e plazhit.
Njëri prej autorëve i maskuar është futur në ambientet e brendshme të marketit dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa një tjeter person ka pritur jashtë me automjet.
Marketi ka kamera të shumta sigurie jashtë dhe brenda, po ashtu thuajse e gjithë rruga që të çon drejt Qerretit ka biznese po me kamera sigure, të cilat po kontrollohen nga shërbimet e policisë.
Nuk ka informacion për shumën e parave të grabitur. Pronari i “Max Market” ka disa markete të tjera brenda në qytet, ndërsa kjo është grabitja e parë që shënohet në biznesnin e tyre.
“Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit”, bën me dije policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.