
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka pranuar të shyqrtojë padinë e bërë nga studentët e Mjekësisë të cilët janë kundër ligjit për punësim të detyruar në Shqipëri për të marrë diplomën.
“Strasburgu” do të marrë në “duar” këtë kërkesë të tyre për shfuqizimin e këtij ligji. Në qershor të vitit të kaluar, studentët e Fakultetit të Mjekësisë dorëzuan në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg padinë kundër shtetit shqiptar ku kërkojnë shfuqizimin e ligjit i cili i detyron të punojnë në vendin tonë pas përfundimit të studimeve.
Në shkurt të vitit 2024 Gjykata Kushtetuese la në fuqi ligjin e miratuar nga qeveria në korrik të vitit 2023, por me një ndryshim që të ulej numri i viteve të punësimit me detyrim.
Kushtetuesja vendosi që studentët që ndjekin studimet aktualisht në vitet 2 dhe të 4 të punojnë me detyrim 3 vite në Shqipëri, ndërsa për ata që janë në vitin e 5-6 duhet të qëndrojnë 2 vite për të marrë diplomën.
Ndërsa për ata studentët që refuzojnë të nënshkruajnë një kontratë ku detyrohen të paguajnë, në formën e një sanksioni ekonomik në vlerën e pesëfishit të tarifës së plotë aktuale të shkollimit.
Pas këtij vendimi të Kushtetueses Studentët vendosën që t’i drejtohen Strasburgut me qëllim për të shfuqizuar ligjin e qeverisë shqiptare.