Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish gjyqtarit Guxim Zenelaj, lë në fuqi konfiskimin e pasurive të tij

11 Shkurt 2026, 12:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Guxim Zenelaj

Kolegji penal vendosi lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në 15 korrik të vitit 2024 për ish gjyqtarin Guxim Zenelaj. Shkalla e dytë e gjyqësorit kaloi në favor të shtetit një sipërfaqe toke prej 1000 m2 në Porto Palermo, Himarë-Vlorë si dhe 6 pasuri të paluajtshme në Ishull Shëngjin-Lezhë.

Në mesin e pasurive të konfiskuara janë edhe dy bodrume me sipërfaqe 16 m2 dhe 15 m2, njësi me sipërfaqe 218 m2 dhe tre apartamente me sipërfaqe rreth 60 m2 , 67 m2 dhe 51 m2.

Pasuritë e konfiskuara rezultuan të pa justifikuara nga ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë. Në qershor 2025 Apeli dënoi me 100 orë punë publike Zenelajn, duke ndryshuar vendimin e GJKKO që vendosi dënimin e tij me 6 muaj burg për veprën penale “deklarim i rremë i pasurisë”.


Video