Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen penale ndaj Erion Alibej, i akuzuar si porositës i vrasjes së së Emiljano Ramazanit e Rigels Runajt në korrik të 2020-ës në Elbasan. Si autorë të krimit janë arrestuar më herët Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili.
Erion Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018. Ai dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Alibej rezulton i arrestuar në Itali si i përfshirë në trafikun e drogës.