Gjendet pa shenja jete një 78-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u mbyt në det

31 August 2023, 11:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet pa shenja jete një 78-vjeçar në Vlorë, dyshohet se
Foto ilustruese

Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë në Plazhin e ri në Vlorë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Raportohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak menjëherë sa ka rënë në kontakt me ujin.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po vijojnë punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

“Rreth orës 11:00, shtetasi Sh. K., 78 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin, te “Plazhi i ri”.

Për pasojë, 78-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia e Vlorës.


Video