Fundjava ka qenë e mbushur plot me aktivitete për të rinjtë e Sarandës.
Me fokus rininë, aktivitetet filluan me kampionatin miqësor të volejbollit për të rinjtë e Sarandës, Konispolit, Delvinës dhe Ksamilit, ku fitues i këtij kampionati i shpall ekipi përfaqësues i Delvinës.
Përtej rolit të madh që luajnë aktivitetet sportive në jetën e rinisë, një element tjetër shumë i rëndësishëm vijon të mbetet ndërgjegjësjmi dhe edukimi i të rinjve për çështje të caktuar sociale si dhuna në shoqëri.
Të rinjtë pjesë e projektit “7x7 – Parandalimi i dhunës dhe i krimit te të rinjtë përmes sensibilizimit dhe edukimit ligjor mes bashkëmoshatarësh” zbatuar me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, vendosën në jetë shfaqje sensibilizuese për dhunën me bazë gjinore, duke përfocuar mesazhin që ndaj dhunës duhet reaguar.
Aktivitetet kulmuan me festën “Rini 360 gradë”, e cila u zhvillua në pedonalen e qytetit, në të cilën morën pjesë të rinjtë e qytetit të Sarandës dhe bashkive përreth, si dhe shumë turistë të cilët kanë populluar Sarandën ende pa nisur sezoni turistik.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi apeloi të rinjtë që të reagojnë menjëherë ndaj akteve të dhunës që ndërmerren ndaj tyre apo bashkëmoshatarëve të tyre. Sipas saj është shumë e rëndësishme që aktet e dhunës të raportohen në instancat përkatëse për një zgjidhje efektive bazuar në ligj.