Prokuroria mbyll hetimet për dy rusët dhe ukrainasin që sulmuan rojet në Uzinën e Gramshit, ja akuzat ndaj tyre

21 Prill 2024, 16:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për dy rusët dhe ukrainasin, që sulmuan ushtarët në Uzinën e Gramshit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria ka marrë të pandehur Svetlana Timofeevan, Mikail Zorin dhe ukrainasin Fedir Alpatov.

Ndaj tyre është ngritur akuza e sigurimit të informacioneve sekrete, me qëllim që informacioni t’i jepet një fuqie të huaj.

Të pandehurit kanë 10 ditë kohë që të kundërshtojnë akuzën e Prokurorisë dhe të paraqesin pretendimet e tyre.

Timofeeva dhe Alpatov prej muajsh janë në gjendje të lirë, ndërsa Mikail Zorin mbahet në arrest shtëpie.

Video