Fryhet përroi i Zmejës, rrezikohet përmbytja e banesave në Rrëshen

8 November 2023, 07:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fryhet përroi i Zmejës, rrezikohet përmbytja e banesave në

Reshje të shumta shiu kanë përfshirë vendin tonë që prej orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kështu edhe problematikat e para.

Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave. 

Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.


Video