Po tentonte të kalonte në autostradë me një tufë dru në shpinë, vdes tragjikisht 65-vjeçari

7 November 2023, 22:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po tentonte të kalonte në autostradë me një tufë dru
Pamje nga vendngjarja

Me një tufë dru në shpinë, Avdyl Çullhaj, ka tentuar të kalojë autostradën nga njëra anë në tjetrën në Savër. Por gjatë tentativës, 65-vjeçari është përplasur nga fuoristrada që po kalonte në rrugë.

Pas aksidentit, Çullhaj është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Nga vendi i ngjarjes, tanimë kanë mbetur drutë e zjarrit dhe fuoristrada që përplasi 65-vjeçarin të rrethuar me shiritin e verdhë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.


Video