FOTO/ Rekrutimi i vajzave nga Kolumbia për prostitucion, Europol: Si u zbulua rrjeti kriminal në Tiranë!

5 Tetor 2025, 11:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Lucas Betancur/ Dritan Sukaj/ Ilmar Gugashi/ Mirel Shperdheja

Europol ka dhënë detaje në lidhje me një rrjet kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, ku vajza nga Amerika Latine, kryesisht nga Kolumbia rekrutohesh për prostitucion.

Europol sqaron se më 1 tetor 2025, u zhvilluan bastisje të njëkohshme në Shqipëri dhe Kolumbi, gjatë të cilave u kryen: 16 kontrolle në banesa (7 në Shqipëri dhe 9 në Kolumbi); 17 arrestime (7 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi); Identifikim i 54 viktimave nga Amerika e Jugut (44 në Shqipëri, 5 në Kroaci dhe 5 në Kolumbi).

Rrjeti kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra të pambrojtura nga Kolumbia drejt vendeve të Europës, ku ato u detyruan të shfrytëzoheshin seksualisht në Shqipëri, Kroaci dhe vende të tjera.

Hetimet zbuluan një strukturë shumë të organizuar, me role të ndara në rekrutimin, transportin dhe shfrytëzimin e viktimave.

FOTO/ Rekrutimi i vajzave nga Kolumbia për prostitucion, Europol: Si u
Dritan Sukaj/ Ilmar Gugashi/ Mirel Shperdheja

Shërbimet seksuale reklamoheshin në faqet online, ndërsa pagesat dhe negociatat kryheshin nga operatorë të call center-ave, duke privuar viktimat nga kontrolli mbi jetën e tyre.

Gjysma e fitimeve të paligjshme përpunohej përmes metodave të sofistikuara të pastrimit të parave nga organizatori kryesor.


Video