Trafikimi i vajzave nga Kolumbia në Shqipëri, gjenden kode bitcoin në banesën e organizatorit

5 Tetor 2025, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Mirel Shperdheja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me operacionin e përbashkët të Policisë së Tiranës, Europol dhe autoriteteve në Kolumbi për goditjen grupit që trafikonin qënie njerëzore në Shqipëri, Ballkan dhe më gjërë me qëllim prostitucionin e vajzave latine.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën në Kolumbi të Lucas Betancur dhe babait të tij, që konsiderohen si koka e këtij grupi kriminal, janë gjetur kode të Bitcoin, fatura të shumta të tranfertave të parave që dyshohet se vinin nga aktiviteti i prostitucionit.

Përllogaritet se nga janari deri më tani janë tranferuar mbi 1 milion euro, kryesisht nga vendet e rajonit dhe nga Shqipëria drejt Kolumbisë. Jo vetëm kaq, por janë zbuluar dhe disa banesa, apo hotele që përdoreshin si fole për prostitucionin në Tiranë për vajzat kolumbiane.

Sipas burimeve, mësohet se i njëri prej të arrestuarve, Mirel Shperdheja, është pronar i një agjencie të pronave të paluajtshme, kishte vendosur 15 banesa me Airbnb në dispozicion për prostitucionin.

Ndërsa Ilmar Gugashi, është pronai i hotelit në afërsi të Gjykatës së Lartë, godinë gjithashtu e përdorur në këtë aktivitet. I arrestuari tjetër Dritan Suka, komunikonte drejtpërdrejt me Lukasin në Kolumbi, ndërkohë që jepte gjithashtu banesa me qira për vajzat që shfrytëzoheshin.shqipatraja.com


Video