FOTO: Llambat për ndriçimin e rrugës qëndrojnë të ndezura edhe gjatë ditës, a po funksionon plani për kursimin e energjisë?

2 November 2022, 12:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Llambat për ndriçimin e rrugës qëndrojnë
Fotoja nga Liqeni Artificial i Tiranës

Rreth një muaj më parë Qeveria depozitoi një akt normativ që parashikonte masat për kursimin e energjisë.

Sipas këtij akti normativ, ambientet e jashtme të institucioneve publike, rrugët ndërqytetëse kryesore dhe dytësore, monumentet dhe shatërvanët do të jenë në errësirë çdo ditë pas orës 20:00.

Por ndërkohë që Qeveria ka nisur fushatën për kursim të energjisë, në disa rrugë të Tiranës nuk po merren masat.

Në foton e ardhur në redaksinë e Vox News shihet se si në mesin e ditës në rrugicat e Liqenit Artificial, dritat anës rrugës vazhdojnë të qëndrojnë ndezur. 

FOTO: Llambat për ndriçimin e rrugës qëndrojnë


Video