FOTO/ Dyshohet se u vra në mënyrë makabre nga i dashuri, kjo është 52-vjeçarja që humbi jetën në Pogradec!

28 July 2025, 16:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Dyshohet se u vra në mënyrë makabre nga i dashuri, kjo
Ilirjan Selmani/ Kozeta Teço

52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet pa jetë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, teksa ishte asfiksuar nga tymi i zjarrit që kishte rënë në apartamentin e sajnë Pogradec.

Në trupin e saj u gjetën shenja dhune, teksa dyshohet se është rrahur për vdekje nga i dashuri i saj Ilirjan Selmani, i cili më pas për të zhdukur gjurmët dogji dhe banesën.

Nuk dihen ende arsyet, ndërsa më vonë Selmani u vu në prangat e policisë, VoxNews ka arritur të sigurojë një foto të Kozeta Teços.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pas daljes nga banesa, ka mohuar ta ketë kryer ai vrasjen.

Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

 



Video