E mori me QIRA, i vendoset TRITOL BIZNESIT të Kozak Braçit!

5 Nëntor 2024, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kozaku

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një ambient të marrë me qira nga personazhi i TikTok, i njohur si Kozaku.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 në godinën që ndodhet në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.

Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Godina është marrë qira nga Kozaku, ku pritej të bënte një investim.

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Djegia e makinës së Kozak

Personazhit të njohur të TikTokut, Kozak Braçi i është djegur makina mbërmjen e 2 Dhjetorit 2023 afër shtëpisë së tij në Allias.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në IntaStory, duke thënë se është e disata herë që atij po i djegen makinat.

Makina është shkrumbuar tërësisht nga flakët, Kozaku tha se nëse shteti nuk e gjen autorin do ta gjejë ai së bashku me njerëzit e tij.

I acaruar nga kjo situatë, ai shprehet se në makinë lëviz me fëmijën e tij 6 muajsh.

“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina.

Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj”, shkruan ai.

Rrëmbimi i Kozakut

Kozak Braçi u rrëmbye më 23 shtator vitit 2021 me urdhër të të dënuarit me burgim të përjetshëm në Greqi, Fabio Dushku.

Ky i fundit ka rrëfyer se nuk kanë pasur për qëllim që të rrëmbejnë të riun, por vetëm t’i jepnin një mësim, pasi ai e kishte tejkaluar kufirin me ofendimet në rrjetet sociale.

Fabio Dushku tha në një intervistë për “Shqipëria Live”, se më mirë “sesa ta vriste ndonjë nga fisi i tij, zgjodhi t’i jepte një mësim”, duke theksuar se shokët e tij thjesht e dërguan në një lagje tjetër dhe “i dhanë nja 5 shpulla”. I burgosuri u shpreh se me kushërinjtë e Kozakut ka ngrënë në një pjatë në qelitë e burgut.

Kozak Braçi nga ana tjetër ka rrëfyer momentin kur u mor peng nga disa persona. Ai sqaroi se sherri me Fabio Dushkun ka nisur pas debateve dhe sharjeve që ata të dy kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Kozak Braçi theksoi se për rrëmbimin e tij janë harxhuar 20 mijë euro, por pa bërë një sqarim të qartë.

Edhe unë pata bërë pak gabim. E shava. Më hodhën një tritol te shtëpia dhe aty fillova të shaja dhe unë. Nisi grindje në Instagram, budallëqe me story, u kapëm kot. Më hodhën atë tritolin te shtëpia, si të shikosh nënë të qajë në shtëpi. Me atë kisha sherr dhe mendova që ma bëri ai. Fillova ta shaja dhe dola nga shinat. Bëra gabim dhe unë. Të rrëshket ndonjëherë këmba dhe nuk di çfarë bën. Dhe ai personi që kam sharë nuk ishte ndonjë kalama, ishte me pozita.  Presioni ishte shumë i madh. Nuk ishte mirë të bëjë video se ajo ishtë gjë koti.

Kur u mora peng doja veç të shpëtoja, nuk mendoja gjë tjerët, vetëm të lirohesha. Si të shohësh 13 veta që kanë ardhur për ty normal që ke frikë. Është gjëja më e keqe të të marrin peng. Isha në shtëpi. Kisha 1 muaj që më ruanin, por nuk më kapnin, me kamera nëpër makina, se nuk ishte kollaj që të kapesha. Ruhesha. Bëja lëvizje të kontrolluara. Kur ke famë nuk del tek pullë. Edhe nuk ruhesha dhe shumë fare por e neglizhova situatën. Ishte ora 18:00, isha live, mora një taksi në telefon dhe i thashë dua të iki në studio të regjistroja këngën. Marr taksinë, e merrja përherë. Hipi në taksi mbrapa, atë ditë sikur e ndjeja.

I them ec shpejt se mos na marrin peng. Më del një grua që kam te lagjia, një grua me karrocë. Ajo më vonoi. Futem te makina dhe më ndaluan 4 makina, më bllokojnë poshtë shtëpisë edhe më marrin peng. U futa në peng, shumë presion i madh, shumë adrenalinë e madhe. Janë harxhuar 20 mijë Euro të kapesha unë”, tha Kozaku në “Zonë e Lirë”.

Në rrjetin social “Tik Tok” qarkulloi një video, ku Kozak shihej në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi.

Pas lirimit nga pengmarrësit, Kozak ka treguar versionin e tij të ngjarjes ku u shpreh se u ndalua nga tre automjete teksa ishte në një taksi duke shkuar në studio për të xhiruar një këngë.

Sipas tij pasi pengmarrësit përplasën taksinë ku ai po lëvizte, e kanë nxjerrë me forcë dhe nën kërcënimin e armës e kanë detyruar të hipte në një automjet Golf 5 me ngjyrë të zezë.

Lirimin e tij prej 20 pengmarrësve Kozaku ia dedikon vetes, kur thotë se ai mundi t’i bindte rrëmbyesit me fjalë për shkak të aftësive si psikolog dhe i bindi ta linin të lirë.

Video