Ditën e djeshme drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku u dhunua nga dy persona të cilët e kanë goditur disa herë me grushta, 42-vjeçarin e më pas janë larguar me vrap. Pjerin Çuku ka deklaruar se arsyeja e goditjeve me grushta ndaj tij ditën e djeshme lidhet me zhvillime politike.
"Nuk kam konflikte, por mendoj se ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak detyres dhe që lidhen me politikën", mësohet të ketë thënë Çuku gjatë dëshmisë në polici.
Nga goditjet 42-vjeçari, pësoi fraktura në kokë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Kujtojmë se ky është rasti i dytë në harkun kohor të më pak se 1 muaj i dhunimit të drejtuesve të institucioneve në Lezhë.
Me 30 nëntor u sulmua dhe u godit me sende të forta, Drejtori i OSHEE, Edmir Përndreca teksa po lëvizte në rrugen Lezhë-Shënkoll, ndërsa 3 javë pas ngjarjes, policia dhe prokuroria arriten të identifikojnë dhe vënë në pranga 2 prej autoreve të dyshuar të ngjarjes.
Nuk ka ende një përgjigje të qartë pse po dhunohen drejtorët e dikasterit të ministres dhe zv/kryeministres, Belinda Balluku.
Akoma po mbushur 30 ditë janë dhunuar dy drejtorë por pse po rrihen nga qytetarët cilat janë motivet që i kanë shtyrë që të godasin dy zyrtarë të lartë.
Në deklarimet e tyre ata kanë pohuar se janë goditur për shkak të detyrës, pyetja që lind çfarë kanë bërë në krye të detyrës drejtorat e Ballukur që të dhunohen?
A do të kemi një reagim të shefes së tyre Belinda Balluku, për të treguar se çfarë po ndodh në Lezhë qoftë edhe për ti denoncuar si fenomene. Pse ende nuk ka asgjë zyrtare se kush po i dhunon drejtorët në Lezhë?
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.