Çfarë po ndodh? Denoncimi në VoxNews: Mjekët e infermierët ende pa rrogën e dhjetorit!

9 January 2026, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po ndodh? Denoncimi në VoxNews: Mjekët e
Foto ilustruese

Një situatë shqetësuese po prek prej javësh personelin shëndetësor në vend.

Mjekë, infermierë, sanitarë dhe staf drejtues denoncojnë se ende nuk kanë marrë pagën e muajit dhjetor 2025, pavarësisht se kanë vijuar punën pa ndërprerje, edhe gjatë festave të fundvitit dhe në kushte emergjencash civile.

Denoncimi i ardhur në redaksinë e VoxNews tregon se problemi prek jo vetëm shërbimin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por edhe spitale të tjera në rrethe.

Punonjësit e shëndetësisë shprehen se ndihen të injoruar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa përpjekjet për të marrë shpjegime mbi vonesën e pagave kanë hasur vetëm në heshtje.

Denoncimi i ardhur në redaksinë e VoxNews:

Çfarë po ndodh? Denoncimi në VoxNews: Mjekët e

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me arsyet e kësaj vonese dhe as për afatin se kur pagat do të kalohen./VoxNews


Video