Era e fortë u largoi gomonen ku po lundronin nga jahti i tyre, shpëtohet në Qeparo çifti i turistëve gjermanë që rrezikoi mbytjen!

25 August 2025, 08:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Era e fortë u largoi gomonen ku po lundronin nga jahti i tyre,
Operacioni i shpëtimit

Policia Kufitare shpëton çiftin e turistëve gjermanë në zonën bregdetare të Qeparoit, në qarkun e Vlorës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare, u shpëtuan Berhard Michael, 70 vjeç dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, të cilët u transportuan me siguri në portin e Himarës.

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme, rreth orës 22:00, kur Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori një njoftim për dy persona që kërkonin ndihmë në zonën bregdetare të Qeparoit.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të ngjarjes.

“Rreth orës 22:45, rreth 100 metra larg bregut, policia konstatoi dy shtetas gjermanë mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Ata ishin shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të riktheheshin në breg”, bëri me dije policia vendore.
Rreth orës 00:30, ata mbërritën në port në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ky është rasti i radhës që tregon rolin e rëndësishëm të policisë kufitare në garantimin e sigurisë së pushuesve dhe turistëve në bregdetin shqiptar”, nënvizoi Policia e Vlorës.


Video