Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku raportohet se dy vajza kanë humbur jetën dhe një pasagjere tjetër ka mbetur e plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, viktimat janë dy vajza nga fshati Kopaçez i Delvinës. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.
Në aksident janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur "kokë më kokë".