Plagosi me thikë vajzën para vendit të punës në Durrës, arrestohet BABAI i 24 vjeçares!

26 January 2026, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagosi me thikë vajzën para vendit të punës në

Është arrestuar pas disa orësh në arrati Mikel Ndoji, 56-vjeçari i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhensila Ndoji, 24-vjeç.

Prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen.



Dyshohet se vajza, Xhensila Ndoji nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë.

Konflikti mes palëve ka ndodhur në rrugë, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, duke përfunduar me plagosjen e vajzës.


Video