SHKRIRJA e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit!

26 January 2026, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHKRIRJA e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin
Kadastra e Vlorës/ 55 punonjës firmosin peticion

Pas njoftimit për “shkrirjen” e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjen e saj në Tiranë, 55 punonjës  kanë firmosur një peticion kundër këtij vendimi.

Përmes peticionit, punonjësit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të vendimit.

Vendimi është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës Lorena Goxhobelli më 23 janar.

Zhvendosja nga Vlora në Tiranë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.

Prej kohësh Kadastra e Vlorës ka pasur probleme me ndërrimin e drejtorëve.


Video