EMRI/Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale, arrestohet në Durrës 45-vjeçarja

13 October 2024, 10:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale,
Foto ilustruese

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar një 45-vjeçare të shpallur në kërkim nga shteti italian për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, u vu në pranga në qytetin e Durrësit me qëllim ekstradimi, shtetasja Edisnarda alias Edisnajda Shapka 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali.


Video