Një problem serioz në Vlorë, që nuk prek vetëm dy biznesmenë
18 Maj, 16:28Fokus
Haki Bajrami, i dyshuari kryesor për djegien dhe dhunimin e vjehrrës së tij në Llakatund është dorëzuar sot në polici. Ai thotë se e gjithë ngjarja është e stisur nga vjehrra e tij.
"Se dogja unë shtëpinë, ngjarjen e ka stisur vjehrra"- thotë Haki Bajrami.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në fshatin Llakatung. Pak ditë më parë në pranga u vunë edhe Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi.
Bacaj së bashku me Haki Bajramin tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj të mitur duke i dhunuar fizikisht dhe duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre. Më pas i vunë zjarrin qëllimisht banesës.
Ndërsa Durim Kelmendi u arrestua si person që kishte dijeni për këtë ngjarje.