Detaje nga aksidenti në Bilisht/ Kamioni i "Lajthizës" përplaset me Golfin, VDES shoferja 41-vjeçare!

2 Tetor 2025, 12:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Lajthiza"

Erjola Sinani, 41 vjeçe, raportohet se është viktima e një aksidenti të frikshëm që ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në Bilisht.

Mjeti në të cilin ajo udhëtonte është përplasur me një kamion të kompanisë së ujit "Lajthiza".

Siç shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qenë fatale për Erjola Sinanin, pasi mjeti i saj një Golf 4 ngjyrë e kuqe është shkatërruar totalisht.


Për nxjerrjen e trupit, është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikëse.


Video