Operacioni i SPAK-ut, masa sigurie edhe për Avdylajt e Shijakut

2 Tetor 2025, 10:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një operacion policor i iniciuar nga SPAK po zhvillohet në zonën e Durrësit dhe të Shijakut gjatë ditës së sotme.

Burimet shpjegojnë se ka masa ndaj Astrit Avdyli dhe Aldo Avdyli

Sipas burime këtë janë dy persona që dyshohet se kanë marë pjesë në një ngjarje kriminale, të cilën SPAK beson se ka aritur ta zbardhë përmes komunikimeve telefonike Sky.

Astrit Avdylit i është komunikuar masa e arrestit në burg, ku ndodhet i arrestuar për një çështje tjetër pasi akuzohet nga SPAK për sigurim të kushteve për të vrarë Durim Bamin.

Ndërsa deri në këtë fazë të operacionit ende nuk dihet nëse është ekzekutuar masa e arrestit për të.

Ndaj Aldo Avdylit ka një masë tjetër sigurimi në dosjen penale kundër ish deputetit të PS Arben Ndoka./oranews


Video