Operacioni në Durrës/ Arrestohet me urdhër të SPAK vëllai i deputetit të PS, Loer Kume dhe vëllai i Rrumit të Shijakut

2 Tetor 2025, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti Loer Kume dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)

Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle me vendim të GJKKO në qytetin e Durrësit, në disa banesa, mes të cilave edhe tek Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Kontrollet janë urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme, teksa paraprakisht nga informacionet mësohet se është arrestuar vëllai i Lahos.

Janë disa persona të arrestuar.

Mes te arrestuarve edhe Enea Kume, vëllai i deputetit te PS.


Video