"Më merr në punë mbesën", sot u arrestua për tjetërsim pronash, vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’ disa ditë më parë kërcënoi drejtorin e spitalit në Durrës

2 Tetor 2025, 10:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aleksandër Laho

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar sot një aksion në qytetin e Durrësit ku janë lëshuar 9 masa sigurie. Deri më tani të arrestuar janë Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume si dhe vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’ alias Aleksandër Laho, Vullnet Muça.

Vullnet Muça është shoqëruar në komisariat më datë 20 shtator pasi kërcënoi drejtorin e Spitalit të Durrësit, Renis Mullaj.

Muça kishte shkruar në zurën e drejtorit të spitalit për t’i kërkuar që t’i punësonte mbesën. Ky i fundit ka refuzuar dhe ka telefonuar policinë. Pas telefonatës policia ka shoqëruar Muçën dhe e ka akuzuar për kanosje për shkak të detyrës.


Video