DETAJE të REJA nga aksioni i SPAK në Durrës/ Zbardhet ngjarja e RËNDË kriminale, zbulohen ROLET e fisit AVDYLI në vrasje!

2 Tetor 2025, 11:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Astrit Avdyli, kreu i bandës së “Avdylajve”

SPAK ka zbardhur një vepër të rëndë kriminale, ndërsa zbarkoi sot në Durrës.

SPAK ka lëshuar një urdhër-arrest të ri për Astrit Avdylin, kreun e bandës së “Avdylajve”, i cili ndodhet në burg.

Po ashtu, urdhër-arrest i ri është dhënë dhe për nipin e tij, Aldo Avdyli, që dyshohet se ka qenë ekzekutori në këtë ngjarje kriminale.

Ende nuk bëhet i ditur ende identiteti i personit që është ekzekutuar, ngjarje që ka ndodhur në Durrës, shkruan bw.

Aktualisht, hetuesit e BKH-së janë duke ushtruar kontrolle në zonën e Durrësit, aty ku kanë banesën dhe zhvillojnë veprimtarinë këta persona të krimit.

Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe po ushtrohen dhe në zonën ku jeton ‘Rrumi’, por dhe në banesën e tij.


Video