E trishtë/ Do bëhej baba së shpejti, humb jetën në aksident 27-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

13 September 2023, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E trishtë/ Do bëhej baba së shpejti, humb jetën në
Pamje nga aksidenti

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Circonvallazione Oriani, një zonë në Verona të Italisë.

I riu shqiptar, po udhëtonte me motorin e tij tip Yamaha R6, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë. 27-vjeçari i identifikuar si Redon Qevani mësohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje, sipas Corriere della Sera.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi në aksident nuk është përfshirë asnjë mjet tjetër dhe gjithçka mund të ketë ndodhur si pasojë e hutimit të motoçiklistit, shpejtësisë ose keqfunksionimit të motorit.

Menjëherë pas lajmit të aksidentit në vendin e ngjarjes kanë shkuar të afërm të Redonit si dhe gruaja. Mësohet se çifti ishte në pritje të një djali.

Mediat shkruajnë se një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen. Për këtë është dashur ndërhyrja e karabinierëve të tjerë për të menaxhuar situatën.


Video