
Yanis Varoufakis: Kapitalizmi ka vdekur, tani kemi diçka shumë m...
25 Shtator, 20:09Fokus
Nuk plotësohet kërkesa e Alma Kaçit, gruas së përfshirë në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit.
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Kaçit.
40-vjeçarja kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtarja Flora Haradinaj.
Ajo po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë. Kujtojmë se Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion.
Në një video të publikuar në media, Alma Kaçi dhe Safet Gjici kryejnë marrëdhënie brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterizilimin e qenve.