E rrëmbyen dhe e varrosën, zbardhet vrasja MAKABRE e Klevis Lleshit/ SPAK firmos 4 urdhër arreste!

26 September 2025, 09:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rrëmbyen dhe e varrosën, zbardhet vrasja MAKABRE e Klevis Lleshit/

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e  24 vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste për persona që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale.

Raportohet se vetëm një prej tyre është arrestuar mbrëmjen e së enjte (25 Shtator, ndërsa 3 të tjerët janë shpallur në kërkim.

Aurel Hoxha, pronar i lokal Monopol, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit.

Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz e Fresk.


Video