Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar këtë mbrëmje në emisionin "Top Story" mesazhin e të Ngarkuarës me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, për anëtarët e KLP-së.
Sipas Karamuços, VanHorn i ka thënë anëtarëve të KLP-së që të qëndrojnë në zyrë pasi do t'i takojë të gjithë një më një.
Mesa duket, kjo deklaratë tregon se VanHorn po i dërgon një "sms" edhe Edi Ramës që të mbajë larg duart nga sistemi i drejtësisë.
"Ju ka thënë anëtarëve të KLP-së një ditë që rrini në zyra se do vij t'iu takoj një më një”, tha Karamuço.
Ervin Karamuço deklaroi më tek se ka një proces verifikimi për kandidatët për kreun e SPAK, ndërsa një problem i madh sipas tij është çështja e grupimeve.
Sipas ekspertit, brenda sistemit të drejtësisë ka debate se kë do vendosim në krye të SPAK.
"Siç ka ndodhur në zgjedhjet e Dumanit tre vite më parë. Aty ka grupe. Brenda atyre që garojnë, ka debate se kë do vëmë", tha Karamuço.