Aksident i rëndë në Peqin-Elbasan, furgoni përplas për vdekje punonjësin e pastrimit

25 September 2025, 20:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Peqin-Elbasan, furgoni përplas për
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit.

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.


Video