“Kam njohje në shtet”/ Në pranga 54-vjeçari, i mori 6300 EURO bashkëmoshatarit në Korçë!

25 September 2025, 13:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kam njohje në shtet”/ Në pranga 54-vjeçari, i mori
Korçë

Një 53-vjeçar në Korçë ka rënë pre e një mashtrimi, pasi një bashkëmoshatar i tij i ka marrë një shumë parash, me premtimin se do ta ndihmonte përmes njohjeve që kishte me disa drejtues të institucioneve shtetërore.

Pas kallëzimit të bërë nga 53-vjeçari, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kryen veprimet hetimore dhe vunë në pranga shtetasin Ilir Zisko, 54 vjeç, banues në Korçë.


Ky shtetas dyshohet se, gjatë një periudhe prej 4 muajsh, i ka marrë 6300 euro 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.


Video