E rëndë në Vlorë, mbytet në rrethana misterioze një 29-vjeçare

3 July 2026, 18:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Vlorë, mbytet në rrethana misterioze

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Portonovës në Vlorë, ku një vajzë e re është gjetur e mbytur në det.

Viktima është identifikuar si A. Gjilaj, 29 vjeçe, e cila kishte shkuar për pushime në këtë zonë së bashku me familjen e saj.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është transportuar fillimisht drejt Triportit dhe më pas në morg, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.


Video