E rëndë në Maliq / Burri dhe vjehrri dhunojnë brutalisht me grushte në fytyrë gruan

1 Shtator 2024, 20:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Maliq të Korçës, një tjetër rast i dhunës ndaj grave.

Mësohet se një grua është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj, i cili ka nisur ta qëllojë me grushte në fytyrë.

Më pas edhe vjehrri ka nisur ta dhunojë gruan, së bashku me djalin e tij. Dyshohet se shkak për dhunën është bërë xhelozia.

Kanë qenë fqinjët ata që fillimisht kanë njoftuar policinë. Blutë kanë bërë të mundur arrestimin e burrit si dhe kanë proceduar në gjendje të lirë babain e tij, ndërsa gruaja është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë:

Policia parandaloi përshkallëzimin e një rasti dhune në familje.

U arrestua në flagrancë 31- vjeçari dhe u procedua penalisht 59- vjeçari (babai i 31 vjeçarit).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit të marrë, për një rast dhune në familje kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para rezultoi se shtetasi E. Z., pas një konflikti për motive xhelozie, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga veprimet hetimore rezultoi se dhe babai i 31 vjeçarit shtetasi T. Z., ishte përfshire në konflikt dhe kishte ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares (nuses së djalit).

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 31 vjeç, dhe u procedua penalisht babai i tij shtetasi T. Z., 59 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje"


Video