U rrëzua te shkallët elektrike në qendrën tregtare “Toptani”, 4-vjeçarja në reanimacion, ka pësuar dëmtime në kokë dhe fraktura në trup

1 Shtator 2024, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

E mitura rrëzohet në hapësirën mes shkallëve elektrike te qendra tregtare “Toptani”, dërgohet në spital

Vajza 4-vjeçare, e cila u rrëzua në hapësirën mes shkallëve elektrike të katit të tretë, në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës.

Mësohet se 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup.

Gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme dhe po mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët e spitalit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.

“Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

a.


Video