Emri/ Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë!

26 Nëntor 2026, 09:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Emri/ Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar i armatosur.

Në pranga ka rënë Kledon Hida, i cili u ndalua nga Forcat Shqiponja gjatë një kontrolli në kryeqytet.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëvizte, efektivët gjetën një armë zjarri të tipit pistoletë, me fishekë brenda.

Menjëherë pas konstatimit, i riu u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr. 3.

Emri/ Me armë dhe fishekë në makinë, arrestohet

Ndërkohë, hetuesit kanë dërguar armën në laboratorin kriminalistik për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë prej ngjarjeve kriminale të ndodhura kohët e fundit.

 

 


Vox Pop

Video