E rëndë në Lushnje, 17-vjeçarja godet me thikë vëllanë 18-vjeç

2 June 2022, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Lushnje, 17-vjeçarja godet me thikë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku sipas burimeve një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj. 

Por në polici ka përfunduar dhe nëna e saj 46-vjeçe pasi së bashku me vajzën nuk i janë bindur urdhërit të policisë për shoqërimin e tyre në komisariat. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe.

Dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë. 


Video