E rëndë në Itali, shqiptarja plagos me thikë nënë e bijë

24 May 2024, 21:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Itali, shqiptarja plagos me thikë nënë
Pamje nga vendngjarja

Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar në Pavia të Italisë, nën akuzën e rëndë e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj dy personave.

Sipas të dhënave nga mediat fqinje, shqiptarja shkoi mbrëmjen e kaluar në banesën e fqinjëve dhe goditi disa herë me thikë një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

Fatmirësisht, plagët që morën dy gratë nuk ishin fatale, por ato ndodhen ende në spital.

Ndërkohë që 42-vjeçarja shqiptare u fsheh disa orë pas ngjarjes, por arriti të kapej nga policia

Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçarja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme, pasi shkaqet e krimit janë ende të paqarta.


Video