Pamjet / Shoqërohet në polici i dashuri i efektives së vetëvrarë, ja çfarë dyshohet

24 May 2024, 20:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet / Shoqërohet në polici i dashuri i efektives së
21-vjeçare Aldorjana Loshi

Në këtë pallat, policja 21-vjeçare Aldorjana Loshi i dha fund jetës në mënyrë tragjike me armën e shërbimit.

Krimi i rëndë tronditi jo vetëm banorët e lagjes, por edhe kolegët e saj me të cilët punonte prej më shumë se një viti në Komisariatin Nr.5 të Kamzës.

Aldorjana jetonte e vetme, me qira, ndërsa derën e kishte mbyllur kur kreu aktin e rëndë. Ishin fqinjët ata që dëgjuan krismën e armës dhe njoftuan policinë.

Blutë e Tiranës kanë shoqëruar për të marrë në pyetje të dashurin e saj.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se para se të vetëvritej, 21-vjeçarja dhe i dashuri i saj kishin debatuar me njëri-tjetrin.


Video