E RËNDË / Vetëvritet me armën e shërbimit efektivja 21-vjeçare e Policisë në Tiranë (EMRI)

24 May 2024, 19:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E RËNDË / Vetëvritet me armën e shërbimit efektivja
Foto ilustruese

Një efektive e Policisë së Tiranës raportohet se ka vrarë veten me armë zjarri.

Efektivja e Komisariatit Nr.5, 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30 në shtëpinë e saj në zonën e Ish-Tregut Elektrik në Ali Demi, teksa ajo ndodhej e vetme në banesë.

Voxnews.al mëson se Loshi kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Motivet që e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta.

"Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën "Ali Demi", është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia e Tiranës.


Video