E rëndë në Itali, humb jetën në vendin e punës 52-vjeçari shqiptar, ishte baba i 4 fëmijëve

28 March 2024, 19:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Itali, humb jetën në vendin e punës
Viktima, Nazmi Morina

Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 52-vjeçari Nazmi Morina ka humbur jetën, ndërsa është zënë poshtë nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton.

Incidenti ndodhe teksa ai punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë. Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.

Me origjinë nga Kosova, Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias, ku kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.


Video