E pazakontë në Korçë / 5 burra përplasin me makinë dhe rrahin një 18-vjeçar, i vendosin dhe armën në kokë

19 Qershor 2024, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një 18-vjeçar është dhunuar në mënyrë barbare nga pesë persona, ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Policia bën me dije se shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, fillimisht i kanë përplasur makinën 18-vjeçarit dhe më pas kanë zbritur duke e dhunuar fizikisht.

Po ashtu, dyshohet se gjatë sherrit, një prej autorëve ka nxjerrë një pistoletë me të cilën ka kërcënuar 18-vjeçarin.

Policia thotë se është vënë në kërkim të autorëve, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Goditën me automjet dhe me sende të forta një 18-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime fizike, Policia vijon intensivisht punën për kapjen e 5 shtetasve, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur sot, në lagjen nr. 17.

Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip "Range Rover", dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.


Video