E nxorën nga shtëpia, banorja e "5 majit": U vraftë Zoti, këlyshët e Enverit

9 February 2022, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E nxorën nga shtëpia, banorja e "5 majit": U vraftë

Lagjia ‘5 maj’ vijon me tensione dhe përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve. Teksa 11 shtëpitë e planifikuara për tu prishur janë rrethuar, një nga banoret shpërtheu në mallkime ndaj policisë e shtetit me frazat: Zoti ju vraftë po nuk bie pika në hale!

Banorja e cila jetonte prej 40 vitesh në këtë lagje bëri thirrje që qytetarët e prekur nga ky projekt rindërtimi të mos hedhin asnjë firmë për marrëveshje. Ajo është dhe halla e 21 vjeçarit i cili pak më parë u përplas ashpër me policinë pasi sipas tij brenda shtëpisë së tij kishte një familjar në gjendje të rënduar shëndetësore.


"U vraftë zoti, ju kam lënë zotin! Shtet mizerabël, këtu ska pas shtet këtu e 500 vjet, hajdutë drogaxhinj! Të vrasin natën e të qajnë ditën, na dhunoi turku e serbi e Enveri me këlyshët vetë. Ju lutem mos hidhni firma, mos bëni projektime! Këta janë komunistë, po i marrin këlyshët e kurvës. Kam 40 vjet këtu!", tha banorja te "5 maji".


Video