E frikshme/ Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan! (Foto)

16 Qershor 2026, 14:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një biznes në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, duke shkaktuar një situatë alarmante dhe një ndotje të konsiderueshme në të gjithë zonën.

Flakët e fuqishme janë përhapur me shpejtësi, ndërsa nga vendi i ngjarjes ngrihen shtëllunga të dendura tymi, të dukshme edhe nga distanca të largëta.

Mësohet se zjarri ka përfshirë magazinën e fabrikës “Optimal”. Flakët kanë shpërthyer në ambientet e magazinës së kompanisë, e cila merret me prodhimin e letrave të lagura dhe produkteve të ndryshme higjienike.

Fabrika administrohet nga investitorë turq, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete të Shërbimit Zjarrfikës, si dhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po koordinojnë veprimet për menaxhimin e situatës.

Intensiteti i zjarrit ka krijuar një panoramë shqetësuese, me flakë gjigante që kanë përfshirë objektin dhe me ndotje të rëndë të ajrit.



Video