“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka!

25 Shkurt 2026, 12:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Irena Gjoka

ILD nis hetim disiplinor gjyqtaren Irena Gjoka.

Irena Gjoka ka deklaruar në KLGJ se nuk ka pasur dijeni për dënimin në Greqi.

Sipas njoftimit zyrtar, ILD thotë se ka shqyrtuar ankesën e regjistruar dhe ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se gjyqtarja mund të ketë kryer veprime për shkelje disiplinore.

Në këto kushte, ILD thotë se ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor me iniciativë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe me nismën e ankueses.

Dokumenti i publikuar nga avokatja, Adriana Kalaja:

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për

Kujtojmë që edhe SPAK, ka regjistruar procedim penal pas një kallëzimi të depozituar nga Adriana Kalaja ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për fshehjen nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000.

Gjyqtarja Gjoka e ka kaluar më herët procesin e vetingut, pasi KPK nuk gjeti probleme që do të çonin në shkarkimin e saj.

Komisioneri Publik fillimisht e ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por gjatë procesit u tërhoq nga ankimi, prej nga mbeti në fuqi vendimi i konfirmimit.

Akuzat ndaj Gjokës u bënë publike pasi ajo firmosi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me dosjen “Partizani”.

Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar vazhdimisht Gjokën, duke pretenduar se ajo është në konflikt interesi dhe se ka fshehur të kaluarën e saj, përfshi dënimin penal në Greqi.

Për këto akuza, Berisha ka publikuar edhe dokumente, që sipas tij vërtetojnë dënimin.


Video