DINAMIKA e aksidentit me vdekje të 7-vjeçarit në Tiranë/ Goditjen fatale e mori nga makina e dytë, përfundoi poshtë rrotave!

25 Shkurt 2026, 11:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Zonën e Treshit" në Tiranë

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në "zonën e Treshit" në Tiranë të martën, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar.

Përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat.

Fillimisht Tomorr Shukullli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë.

I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur.

Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave.

55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa Valentina Koltraku 42-vjeçarja ka vijuar rrugën dhe është larguar.

Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai.

Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.

Zbardhja e ngjarjes është bërë nga kamerat në distancë dhe dëshmitë, ndërsa pak orë më vonë është gjetur një kamera me pamje të qartë që tregon dinamikën e aksidentit.

7-vjeçari, në momentin e aksidentit dyshohet se ka qenë duke lypur.


Video