Ditë me diell, rriten temperaturat

25 Shkurt 2026, 07:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 16 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.



Video