Aksidenti me pasojë vdekjen e 7-vjeçarit, arrestohen dy drejtues mjetesh, zbardhet ngjarja (EMRAT)

24 Shkurt 2026, 21:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar sot në mbrëmje drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Kamëz dhe u largua nga vendngjarja.

Ne pranga është vënë shtetasi Tomorr Shukulli drejtuesi i automjetit që përplasi 7-vjeçarin.

Por në pranga ka rënë edhe shtetësja Valbona Koltreku e cila ka qenë në drejtimin e një mjeti tjetër.

Pas përfundimit të hetimeve nga grupi hetimit është zbuluar se i mituri është përplasur nga dy automjete, dhe goditjen fatale e ka marrë nga automjeti që drejtohej nga Valbona Koltreku.

I mituri ndërroi jetë në spital.

“Si rezultat i hetimeve të kryera nga grupi i posaçëm, menjëherë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 11:20 të datës 24.02.2026, në rrugën “Kastriotët”, si pasojë e të cilit humbi jetën një 7 vjeçar, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan dhe arrestuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit T. Sh., 55 vjeç dhe V. K., 42 vjeçe”, njoftoi policia.

Nga hetimet dyshohet se i mituri u përplas fillimisht nga makina që drejtonte 55-vjeçari dhe më pas nga automjeti që drejtonte 42-vjeçarja.

Sipas policisë, të dy drejtuesit e makinave janë larguar nga vendi i aksidentit. Më vonë, sipas policisë, ka qenë 55-vjeçari që është kthyer dhe e ka transportuar të miturin në spital, por ka tentuar të mohojë dijeninë rreth aksidentit.

“Hetimet vijojnë për të individualizuar dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej të arrestuarve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.


Video